Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Ermir Dedjas në Durrës, gjendet arma dhe një makinë e djegur në fshatin Gërdec

Atentati ndaj Ermir Dedjas në Durrës, gjendet arma dhe një

Policia ka dhënë informacion shtesë në lidhje me atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës.

Efektivët deklarojnë se kanë gjetur në afërsi të fshatit Gërdec një makinë të djegur.

Gjithashtu, brenda në mjet është gjendur edhe një armë, që dyshohet se është përdorur në atentat.

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 20.05.2025, rreth orës 00:50, në lagjen nr. 18, ku dyshohet se u vra me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, shërbimet e Policisë së Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës, kanë gjetur në fshatin Gërdec, një automjet të djegur dhe brenda tij një armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Të fundit