Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, viktima krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, viktima krahu i djathtë i

Një automjet është djegur në fshatin Halil të Krujës, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët në atentatin e Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani.

Personi i plagosur, shtetasi M. Sh.,  ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, person me precedentë penal dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar.

Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët.

Të fundit