Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Inez Hajrulla, dënohet Leonard Luzi dhe Amarildo Nikolli

Atentati ndaj Inez Hajrulla, dënohet Leonard Luzi dhe Amarildo Nikolli

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënoi tre të pandehurit për tentativën për vrasjen e Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj.

Leonard Luzi i akuzuar si organizatori është dënuar me 11 vite burg. Për Muharrem Korroveshi gjykata dha 10 vite burg, ndërsa i penduari i drejtësisë Amarildo Nikolli u dënua me 7 vite e 4 muaj burg.

Të tre të pandehurit përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Atentati ndaj Inez Hajrulla që ishte planifikuar të kryhej me 7 gusht 2023, u parandalua pasi policia arrestoi Amarildo Nikollin, i cili ishte pajtuar për vrasjen.

Të fundit