All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO vendos burg përjetë për nipin e ish-deputetit të PS

All - Paragraf - 1

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO vendos burg përjetë për

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënim me burgim të përjetshëm, për Redjan Rrajën, ndërsa 35 vite burg, Arjol Halilajn, si të akuzuar në përfshirjen e atentatit ndaj ish prokurorit, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi. 

All - Paragraf - 3

Vendimi është dhënë ditën e sotme dhe lidhet me atentatin ndaj Arjan Ndojit, i cili në kohën e ngjarjes ishte prokuror në Durrës.

GJKKO pranoi kështu pretencën e SPAK edhe per Rrajën, nipin e ish-deputetit të PS dhe per Halilajn, i cili sipas SPAK, ka patur vetëm rolin e ndihmësit për të larguar autorët nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019, SPAK ka mundur të siguroje prova për autorët e atentatit dhe për urdhëruesit, ku për këta të fundit është ndarë një tjetër dosje e cila po hetohet më vete. Dy të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në seancë ku mbroheshin nga avokatët.

 

Të fundit