Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit, mes tyre nipi i ish deputetit të PS

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me 25 vite burg 5

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 5 anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku në vitin 2019. 

Mësohet se Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

 

Të fundit