Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Mond Mëhallës, brenda mjetit të djegur nuk u gjet asnjë armë

Atentati ndaj Mond Mëhallës, brenda mjetit të djegur nuk u gjet

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit Mondi Mehalla, i njohur edhe si Edmond Hyka. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku Mehalla u sulmua nga persona të panjohur.

Sipas hetimeve të deritanishme, brenda makinës Audi të djegur, që besohet të jetë përdorur nga autorët, nuk është gjetur asnjë armë. Autoritetet pohojnë se vetëm një nga sulmuesit ka qëlluar ndaj biznesmenit, duke dalë nga makina dhe i është afruar viktimës për të kryer aktin.

Policia ka mbledhur prova të rëndësishme nga vendi i ngjarjes, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Hetimet vijojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Të fundit