Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Gjykata pranon kërkesën e SPAK: Shtyhen hetimet

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Gjykata pranon kërkesën e SPAK:

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoj.

Shkak i kërkesës së SPAK është bërë nevoja për kërkime të thelluara në këtë çështje, kërkesë kjo e cila është pranuar edhe nga Gjykata. Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Kujtojmë se, nga atentati ndaj prokurorit Ndoj në nëntor të vitit të kaluar, mbeti i vdekur shoferi i tij dhe të plagosur vetë Ndoj së bashku me Aleksandër Lahon.

Të fundit