Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Ariol Halilajt dhe nipit të deputetit të PS

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Ariol

Pas gati dy vjet prej atentatit ndaj prokurorit të Durësit, Arjan Ndoja, GJKKO kalon dosjen për gjykim.

Të arrestuar për atentatin e ndodhur në datë 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës janë Redian Rraja, i njohur si nipi i deputetit të PS dhe kandidat për një mandat tjetër, Rrahman Rraja, si dhe Arjol Halilaj.

Dy të pandehurit akuzohen për “vrasje të funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë në dëm të Ndojës, “vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të shoferit të tij, Andi Maloku dhe mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi, si edhe “armëmbajtje pa leje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerje e vepravr penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga atentati mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Aleksandër Laho, ndërsa ndërroi jetë shoferi i Ndojës, Andi Maloku humbi jetën në spital prej plagëve të shkaktuar me breshëri plumbash.

 

Të fundit