Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ Shtyhet seanca për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, shkaku

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji/ Shtyhet seanca për Redjan Rrajën
Prokurori Arjan Ndoj

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Shkaku për shtyrjen seancës është bërë fakti që nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë.

Atentati ndaj prokurorit ndodhi me 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku u plagosën prokurori Ndoji miku i tij Aleksandër Laho, ndërsa shoferi Andi Maloku humbi jetën.

Të fundit