Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, publikohen pamjet e para nga skena e krimit

Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, publikohen pamjet e para

Një atentat me armë zjarri ka tronditur Athinën mesditën e sotme, ku ka humbur jetën një shtetas shqiptar, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike.

I plagosuri raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark, ndërsa identitetet e viktimës dhe të të plagosurit ende nuk janë bërë publike. Sipas burimeve, dyshohet edhe për një të plagosur të dytë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit.

Autorët, të maskuar, janë afruar viktimave dhe kanë hapur zjarr, duke u larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga skena e krimit dhe fotografi të automjetit të shqiptarëve që u sulmuan.

Forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që hetimet vijojnë intensivisht.

Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, publikohen pamjet e paraAtentati ndaj shqiptarëve në Athinë, publikohen pamjet e para

Të fundit