Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Trump, Nesho: Shkak, polarizimi i skajshëm politik

Atentati ndaj Trump, Nesho: Shkak, polarizimi i skajshëm politik
Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, aktualisht zv.kryetar i Partisë së Lirisë, e konsideroi atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump si të papranueshëm.

Ai tha në News24 se kjo do të ndodhte për shkak të polarizimit të politikës amerikane, pasi Presidenti Biden dhe grupi i tij, kishin shkuar shumë majtas, duke mbështetur grupe të ndryshme.

“Shkarja shumë majtas e Biden dhe retorika në këto zgjedhje, ku e majta e targetonte Presidentin Trump si njeriu që rrezikonte SHBA, të gjitha këto bënë, që në një popull si ai amerikan që beson, që bëjnë gjithçka për të mbrojtur demokracinë, ka njerëz të tillë që besojnë te kjo retorika e tejskajshme. Mendoj se ky është shkaku kryesor që ndodhi ky atentat”, tha Nesho. 

 

Të fundit