Flash News

E-TJERA

Sulmi ndaj uzinës në Gramsh, Yuri Kim: Autoritetet të zbardhin faktet, të mbajnë përgjegjësi autorët

Sulmi ndaj uzinës në Gramsh, Yuri Kim: Autoritetet të zbardhin

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi në Uzinën Ushtarake Ccekin në Gramsh.

Kim shkruan në Twitter, se SHBA-të do të qëndrojnë me aleatin e tyre, Shqipërinë, teksa kërkon nga autoritetet zbardhjen e plotë të ngjarjes për të vënë para përgjegësisë autorët.

“Fola me ministrin e Brendshëm, Niko Peleshi dhe Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Kingji për t’i uruar shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë duke mbrojtur objektin ushtarak shqiptar. Ne qëndrojmë me aleatin tonë pasi autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Të fundit