Flash News

E-TJERA

Atentati në Berat, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor

Atentati në Berat, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor

Është arrestuar një tjetër bashkëpunëtor i atentatit të ndodhur 5 ditë më parë në Berat. Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili u kap me kallashnikov në lokalin ku ndodhi konflikti.

Dy shënjestrat e atentatit kanë qenë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre). Ata kanë qenë tek “Karaburant Merko” kur nga një automjet, tip Ford i zi, është qëlluar në drejtim të tyre. Makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Nga të shtënat me kallashnikov nuk pati të lënduar.

“Berat-Vijojnë hetimet e thelluara rreth ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen "Donika Kastrioti". Si rezultat identifikohet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që përkrahu autorët e krimit.

Ditën e djeshme, u arrestua një 46-vjeçar që bashkëpunoi me 32-vjeçarin, për lëvizjen e automjetit, nga Berati, dhe fshehjen e tij në Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Durrës. Ai dhe shtetasi E. D. (i ndaluar dje, në PKK Kakavije) dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh.

Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve F. M. dhe M. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Të fundit