Flash News

E-TJERA

Atentati në Berat, vëllezërit Maloku shpallen në kërkim si autorë të dyshuar

Atentati në Berat, vëllezërit Maloku shpallen në kërkim

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të dy personave në Berat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku viktimat, A. M. dhe A. Dh., 39 vjeç, banues në Berat, u qëlluan nga makina, por fatmirësisht nuk u raporton ndonjë viktimë.

Pas hetimeve intensive nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim vëllezërit Fatjon Maloku, 36 vjeç, dhe Marko Maloku, 35 vjeç, të dy banues në Durrës. Policia ka intensifikuar kontrollet në bashkëpunim me DVP Durrës për kapjen e tyre.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të rastit dhe materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat.

Të fundit