Flash News

E-TJERA

Atentati në ‘BMW’ në aksin Elbasan-Peqin, arrestohet Nuredin Dumani, u plagos nga përplasja me armë

Atentati në ‘BMW’ në aksin Elbasan-Peqin, arrestohet
Nuredin Dumani

Arrestohet Nuredin Dumani, një emër i shumëkërkuar, pas atentatit më armë zjarri pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin drejt një mjeti tip ‘BMW’, i cili pasi u qëllua me breshëri plumbash u gjet i braktisur nga policia.  

Dumani u arrestua pas një operacioni në Fier dhe dyshohet se është autor i atentatit, i cili është plagosur edhe vetë nga përplasja me armë zjarri.

Dumanit i janë sekuestruar armë, snajper, jelek antiplumb dhe dylbi.

Po ashtu, dyshime të forta ka se nga përplasja me armë u plagos edhe ‘shënjestra’ e tij në mjetin BMW, Talo Çela.

Kush është Nuredin Dumani?

Emri i Nuredin Dumanit nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ishte shpallur në kërkim për një sërë krimesh të rënda.

Ai dyshohet se ka ekzekutuar Bujar Çelën më 17 shtator të këtij viti.

Dumani akuzohet edhe për vrasjen e dy vëllezërve nga Puka, Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill 2020 si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave.

Dumani konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërkohë që është ekzekutori i parë, nga tre personat e përfshirë në atentatin ndaj Bujar Çelës në afërsi Bradadeshit të Elbasanit.

Për Dumanin është shkruar në media gjatë një operacioni policor në Durrës, ku u arrestua së bashku me një taksist, pasi një vajzë adoleshente kishte kallëzuar në policinë e Bordosë në Francë, se ishte shfrytëzuar për prostitucion. Por pavarësisht se policia nxitoi të arrestonte Nuredin Dumanin, gjatë hetimeve nuk u provuan akuzat dhe për pasojë Nuredin Dumani shumë shpejt doli nga burgu.

Por tashmë ai është shpallur në kërkim nga prokuroria e Elbasanit, dhe Durrësit pasi akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020, dhe në vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan.

Për këtë ngjarje në kërkim është dhe Talo Çela, vëllai i Bujar Çelës, i cili së bashku me Nuredin Dumanin përmenden në dëshminë e të arrestuarit për atentatin e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla. Ky i fundit në cilësinëe bashkëpunëtorit të prokurorisë dhe policisë ka treguar se së bashku me Talo Çelën, Nuredin Dumanin dhe Altin Ndocin, kanë ekzekutuar me armë zjarri, vëllezërit Haxhia në Durrës. Alla, veç tregimit të vendit ku ishin fshehur armët, ka treguar dhe pozicionin dhe veprimet kriminale që kishin kryer të gjithë pjesëmarrësit.

 

Të fundit