Flash News

E-TJERA

Sulmi në Deçan, qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që ndihmojnë në arrestimin e autorit

Sulmi në Deçan, qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro

Lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua me armë autobusi i nxënësve, qeveria e Kosovës ka ofruar një shpërblim prej 20 mijë euro për atë që i ndihmon të arrestojnë autorin.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Sulmi në Deçan, qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro

Të fundit