Flash News

E-TJERA

Atentati në “Don Bosko”, 37-vjeçari pranon njohjen me Kevin Zenelin, por jo përfshirjen në ngjarje

Atentati në “Don Bosko”, 37-vjeçari pranon njohjen me

Roland Ahmetsulaj ka mohuar përfshirjen në atentatin e “Don Boskos” ngjarje e ndodhur në janar të 2022, ku u vra një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Përpara oficerëve të policisë, 37-vjeçari ka pranuar njohjen me Kevin Zenelin, që dyshohet dhe si organizator i ngjarjes që si porositës ka Kasandër Nogën.

Ky i fundit kërkonte nga Kevin Zeneli vrasjen e hasmit të tij Geron Hasanbelliu, plan ky që nuk u finalizua pasi vrasësit ngatërruan objektiv duke ekzekutuar gabimisht Erion Çelën në ambientet e një lokali.

Sipas hetimeve, Zeneli i njohur edhe me emrin Kevin Suçi në bashkëpunim me dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende nga policia janë autorët e vrasjes, ndërsa janë ndihmuar nga Roland Ahmetsulaj.

Të fundit