Flash News

E-TJERA

Atentati në “Don Bosko”, dyshohet se ishte shenjë nga Ervis Martinaj, hakmarrje për ekzekutimin e 'rrethit të ngushtë'

Atentati në “Don Bosko”, dyshohet se ishte shenjë nga

Atentati i ndodhur dy ditë më parë në lokalin në pronëis të Fation Muratit, në zonën e “Don Boskos”, la të vdekur banakieren e lokalit, Mimoza Paja, dhe plagosi 6 të tjerë, mes tgyre edhe një 10-vjeçare.

Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur si rrjedhë e sagës së hakmarrjes pas vrasjeve të ndodhura në Tiranë, Fushë-Krujë, Laç dhe Lezë ku në shënjestër kanë qenë njerëzit e Ervis Martinajt.

Sipas burimeve, polica ëshët duke hetuar disa nga njerzit me lidhje të forta miqësie me Martinajn, i cili rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit të shkuar. Ka dyshime që njerëzit e Martinajt të jenë riorganizuar për të marrë hak sidomos pas vrasjes së Brilant Martinajt, kushëririt të Vis Martinajt.

Shënjestar e atentatit që dyshohet të jetë Fation murati, ishte me “arrest shtëpie” i arrestuar vitin e shkuar për armëmbajtje pa leje nën shoqërinë e Endrit Dokles.

Murati ka qenë ndër autorët e dyshuar të atentatit të trefishët që ndodhi më 17 korrik të vitit 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Të fundit