Flash News

E-TJERA

Atentati në “Don Bosko”, gazetari: Mund të jetë goditje e njerëzve të Martinajt

Atentati në “Don Bosko”, gazetari: Mund të jetë

Një e vrarë dhe 5 të plagosur, ky është bilanci i atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin në pronësi të Fation Muratit, në zonën e “Don Boskos”.

Gazetari Ferdinand Dervishi tha për Euronews Albania, se mund të kemi të bëjmë me një goditje nga njerëzit e Ervis Martinajt. Sipas Dervishit, fakti që Murati ëhstë marrë në pyetje lidhur me masakrën e Fushë-Krujës ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe miqësia me Endrit Doklen, përfocon dyshimet për një goditje nga krahu i Martinajt.

“Më kujtohet një lidhje me Indrit Doklen. Ndërkohë që ai doli në ato përgjimet që kishte hasmëri me Ervis Martinaj, ku Ervis Martinaj jepte lekë për të vrarë Endrit Doklen. Ky djali, Fatjon Murataj është kapur në një makinë me Indrit Doklen pas këtyre ngjarjeve që goditën Ervis Martinaj, dhe vranë shokët e tij. Sipas informacioneve ai është marrë në pyetje me lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj. Dhe po të bësh një lidhje të trashë mund të jetë goditje e njerëzve të Ervis Martinaj, por këta shkojnë rrugës dhe bëjnë armiq”, tha Dervishi.

Të fundit