Flash News

E-TJERA

Krimi në familje në Durrës, djali vret me thikë babanë

Krimi në familje në Durrës, djali vret me thikë babanë

Ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të martë në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Policia bën me dije se një djalë me probleme të shëndetit mendor dyshohet se ka qëlluar me thikë babain e tij.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Autori është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Të fundit