Flash News

E-TJERA

Krimi në familje në Tiranë, zbardhen detaje tronditëse, një ditë më parë autori festoi ditëlindjen

Krimi në familje në Tiranë, zbardhen detaje tronditëse,

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi në familje që tronditi, Tiranën mëngjesin e sotëm. Një krim në familje u shënua mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë në rrugën 'Xhon Belushi'.  

I ndjeri Lulëzim Cami i cili u vra nga i vëllai, u zhvendos rreth 2 vjet më parë në rrugën “Xhon Belushi” në zonën e Freskut,  pasi iu dëmtua shtëpia nga tërmeti në lagjen “5 Maji” në kryeqytet,

Mëngjesin e sotëm vëllai i  tij Vehap Cami që mbante me vete një armë tip pistoletë pasi e shkrepi kundër Lulëzimit, vrau më pas edhe veten.

Ngjarja me dy viktima ndodhi rreth orës 7:40. Vehap Cami 63 vjeç me banim në Lundër të Tiranës kishte ardhur i vetëm tek vëllai i tij.  Të dy vëllezërit vdiqën menjëherë, dhe trupat e tyre u dërguan më autoambulancë për në morgun e Tiranës.

Policia u njoftuar nga persona të tjerë, se në banesën e Lulëzim Camit, baba i 3 djemve dhe një vajze, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pasi uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar trupat e dy viktimave. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkak për këtë krim makabër në ditët e parë të Vitit të Ri, thuhet se është bërë një pronë e dy vëllezërve në vendlindjen e tyre. Por fëmijët e tyre janë shprehur se nuk ishin në dijeni të mosmarrëveshjeve të prindërve të tyre. Referuar dokumentave të bëra publike nga policia, autori i ngjarjes, Vehap Cami një ditë më parë festoi edhe ditëlindjen e tij të 63-të.

Të fundit