All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ngjarja në Fier/ Avokati i Popullit: Ti vëmë gishtin kokës, shoqëria shqiptare duhet të ndihet në faj

All - Paragraf - 1

Ngjarja në Fier/ Avokati i Popullit: Ti vëmë gishtin kokës,

Ngjarja e rëndë në Fier, vrasja e 8-vjeçarit Mateo nga fqinji tij në mënyrën më makabre, trondit opinionin  publik duke ngjallur reagime nga e gjithë shoqëria.

All - Paragraf - 3

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në studion e “Now me Erla Mëhillin”, e drejtoi gishtin fillimisht nga shoqëria. Ballanca theksoi se shoqëria duhet të ndihet në faj pasi në jetën e përditshme harron elementë si: gjuha e ashpër, retorika e dhunshme dhe shumë të tjera.

“Në jetën e përditshme nuk kemi qëndrime të forta parimore për ato fenomene që mund të sjellin ngjarje të tilla. Identifikimi i problemit duhet të jetë i gjerë, parimor dhe duhet ta nisim dhe nga vetja. Çfarë nuk kemi bërë mirë sepse secili nga ne nuk ka bërë diçka mirë. Ti vëmë gishtin kokës dhe të themi se nëse ne pranojmë që në Shqipëri të ketë njerëz kaq të varfër, të lënë pas dore, që nuk përfitojnë edhe një lloj shërbimi të karakterit social dhe psikologjik, sigurisht që do të kemi probleme edhe të kësaj natyre”, tha Ballanca.

Problem tjetër, Avokatja e Popullit evidentoi mënyrën e funksionimit të sistemit të dënimit, ku ata që burgosen ndahen nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe nuk punohet për riedukimin dhe integrimin e tyre.

Të fundit