Flash News

E-TJERA

Krimi në Fier/ Kushëriri i viktimës: Në shtëpinë e tyre ka ardhur 10-15 herë policia

Krimi në Fier/ Kushëriri i viktimës: Në shtëpinë e

Lidhur me ngjarjen e rëndë në Fier ku 56-vjeçari, Anesti Rama, u mbyt me tel nga vajza e tij, Emanilda Rama ka folur edhe kushëriri i viktimës, Etmond Rama, i cili është shprehur se përplasjet dhe zënkat mes çiftit ishin të shpeshta dhe se policia ishte thirrur disa herë për ndërhyrje.

“Këtu jo një herë po ka ardhur 10-15 herë policia sepse kishin konflikte me gruan”, tha kushëriri i viktimës.

Ngjarja ishte kallëzuar nga vajza fillimisht në polici si aksidentale, ndërsa pas veprimeve hetimore u zbulua se autorja ishte vetë ajo. Kjo e fundit më pas ka pranuar krimin dhe është shprehur se e ka vrarë sepse i ati ishte fanatik dhe nuk e linte të vishej si donte ajo apo të dilte.

E reja ishte ndarë nga partneri pak kohë më parë dhe jetonte me prindërit. Ndërkohë në polici është shoqëruar dhe Valbona Rama nëna e vajzës, pasi akuzohet se ka pastruar trupin e viktimës, me qëllim inskenimin e vrasjes si aksidentale.

Të fundit