Flash News

E-TJERA

Atentati në Fushë Krujë/ Hoxha: Është kryer nga një skuadër barbare, hera e 5-të që dalin. Porosi e 3-4 organizatave

Atentati në Fushë Krujë/ Hoxha: Është kryer nga

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar stentatin në Fushë Krujë, ku mbetën të vrarë tre të rinj. Ai tha ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar nga një skuadër vrasësish, të cilët asnjëherë nuk gabojnë.

Hoxha shtoi se kjo skuadër po del në terren për herë të pestë, ndërsa shtoi se anëtarët e saj janë barbarë. Hoxha tha për “MCN TV” se, atentati mund të jetë porositur nga 3-4 organizata, pasi kjo bandë vrasësish ka kosto të lartë.

“E kam quajtur ditën e hënë, datën 18, kthimin e njërës nga 61 njësive administrative që ka Shqipëria, u kthye në agjenci funerale. Tre të rinj në një qytet brenda ditës. Këto ngjarje ndodhnin vetëm në 97′, 98′. Nuk dua të merrem me detajet e vogla. Që të organizosh një ngjarje të këtij niveli, ka një kosto të madhe. Kërkon ekspertë. Janë djegur deri tani dy makina dhe një e tretë është zhdukur.

Kjo skuadër më rezulton se del në terren për herë të pesë. Është skuadër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë.

Kanë një veçanti, kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja. Janë shumë të ashpër, shumë barbarë. Godasin në kokë, veprojnë si skuadro komando. Elementi tjetër, ata e kanë djegur makinën. Djegia është mesazh.

Ky është aks kryesor dhe ngjarja ka ndodhur në pikun e trafikut. Autorët qëllojnë dhe ikin. Ata e kanë patur frikën zero. Jo vetëm janë kthyer, por edhe i kanë hedhur lëndë djegëse makinës. Mesazhi është do t’ju djegim të gjallë. Është hera e pestë që del kjo skuadër.

Dje doli një listë dhe prokuroria kërkon të thirren disa persona për të shfryrë presionin. Ndërkohë, të nxjerrësh në rrugë këtë skuadër vrasësish, duhet sasi e madhe. Janë të paktën 3-4 organizata”, tha Hoxha. 

 

 

Të fundit