Flash News

E-TJERA

Atentati në Fushë-Krujë, Hoxha tregon ‘mesazhin’ e autorëve: S’do ketë tolerim, kush po sulmohet

Atentati në Fushë-Krujë, Hoxha tregon ‘mesazhin’ e

Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha janë tre viktimat e atentatit të ndodhur dje në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Gazetari Artan Hoxha tha për Abc News, se atentati i djeshëm është vijim i ngjarjeve të ndodhur më parë. Hoxha tha se është bërë vazhdimisht apel se Lezha dhe Fushë-Krujë janë dy qarqet ku situata është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë.

“Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka patur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe më herë pala tjetër.

Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashmë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkua financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik përmanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha.

Hoxha u shpreh se atentati ishte një sinjal i qartë nga autorët se nuk do të ketë më tolerime. Gazetari tha se tashmë kemi të bëjmë me organizata të fuqishme.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë. Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar”, tha Hoxha.

 

Të fundit