Flash News

E-TJERA

Atentati në Fushë-Krujë/ I shpëtoi një tjetër atentati para 5 vitesh, kush është Gentjan Bejtja, ish-polici i përfshirë në vrasjen e Dritan Lamajt

Atentati në Fushë-Krujë/ I shpëtoi një tjetër

Sot në mbrëmje, i është bërë një atentat Gentian Bejtjas, i cili ishte duke udhëtuar së bashku me mikun e tij, Klodian Stafuka. Por Bejtja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai i shpëtoi një atenati në vitin 2016, ku makinës së tij, iu vendos një minë.

Ai ndodhej duke udhëtuar me makinë së bashku me mikun e tij Klodian Stafuka, por drejt tyre u qëllua me armë zjarri. Për pasojë, Bejtja u plagos me një plumb në krah dhe humbi kontrollin e makinës, ku nga aksidenti u plagos Stafuka. Të dy ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Ai është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Të dy u arrestuan nga policia një ditë pas vrasjes së kryekomisarit. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

“Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit:

B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin  dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit