Flash News

E-TJERA

Atentati në Fushë-Krujë/ Prençi: Koka e Bejtjas nuk ka çmim

Atentati në Fushë-Krujë/ Prençi: Koka e Bejtjas nuk ka

Ish-drejtues i lartë i policisë shtetit Shemsi Prençi komentoi atentatin e djeshëm ndaj Gentian Bejtjës, ku ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe i janë plagosur dy djemtë e mitur.

I ftuar në studion e emisionit “Në Shënjestër” në News24, Prençi e ka cilësuar Bejtjan si një personazh kompleks i botës së krimit dhe se koka e tij nuk ka çmim.

PrençiËshtë një personazh kontrovers i botës së krimit. Jo vetëm një grup, por disa po kërkojnë kokën e tij. Bejtja është kthyer në një rrezik për grupet kriminale. Fakti që ai mungon në Shqipëri për një kohë të gjatë dhe ka kërkuar azil, duhet të ishte kushtuar vëmendje për këtë njeri. Bejtja di shumë. Nuk di vetëm për Nikën, Larushkën, Fushë Krujën, por edhe për trekëndëshin e Bermudës.
Si mund të qëllosh në një makinë që ka fëmijë? Ata e kanë ditur shumë mirë që është në makinë he me kë.

Nisma e tillë tregon se sa kërkohet koka e Bejtjas. Pra nuk ka çmimin, pasi grupet kriminale nuk kanë frikë të vrasin edhe fëmijë.

Të fundit