Flash News

E-TJERA

Atentati në Fushë-Krujë, flet Ramazan Rraja: S’kam lidhje me krimin

Atentati në Fushë-Krujë, flet Ramazan Rraja: S’kam lidhje

Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 6 personave të botës së krimit, lidhur me atentatit e 3-fishtë që ndodhi të dielën në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Mes tyre, është kërkuar edhe marrja në pyetje e Ramazan Rrajës dhe dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit. Rraja ka reaguar për News 24 pas lajmit, duke hedhur poshtë përfshirjen e tij në krim.

Rraja i ka konsideruar akuza dhe sulme të qëllimshme nga policia.

“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtatë muaj në Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 ditë kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qëllimisht më akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja.

Të fundit