Flash News

E-TJERA

Tërmeti në Klos, në 21 shtatorin e dy viteve më parë tjetër tërmet tronditi vendin në të njëjtën orë

Tërmeti në Klos, në 21 shtatorin e dy viteve më parë
Demet e shkaktuara nga termeti i 21 shtatorit 2019

Në orën 16.03 të pasdites së sotme një tërmet me magnitudë 3.9 u shënua në zonën e Klosit, lëkundje që u ndjenë në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Fatmirësisht, nga tërmeti nuk pati asnjë dëm të raportuar. Ky tërmet ka kujtuar si për koincidencë tërmetin e fuqishëm të dy viteve më parë.

Kujtojmë se në 21 shtator 2019 një tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30km në veri të Durrësit tronditi vendin në orën 16:09.

Për pasojë, pati shumë dëme materiale dhe persona të plagosur. Sizmiologu Rrapo Ormëni duke folur për ‘Neës 24’ ka qetësuar qytetarët duke thënë se tërmeti i sotëm nuk konsiderohet shqetësues.

“Në raport me tërmetin e dy viteve më parë, magitudat ndryshojnë. Në zonën e Klosit ka tërmete vazhdimisht të kësaj magnitude. Nuk është sinjal për ndonjë riaktivizim”, tha sizmologu.  

Të fundit