Flash News

E-TJERA

Krimi në Korçë/ Identifikohen autorët, 25 vjeçarin e vranë një javë më parë dhe e hodhën në rezervuar

Krimi në Korçë/ Identifikohen autorët, 25 vjeçarin

Policia ka identifikuar dy autorët e vrasjes së 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj nga fshati Plug i Lushnjës. Mesohet se autorët e vrasjes së të riut janë shtetasit Lulëzim Spahija, si dhe një 26-vjeçar me inicialet K. B.

Këta dy të fundit dyshohet se rreth një javë më parë kanë dhunuar deri në vdekje 25-vjeçarin dhe më pas e kanë hedhur në rezervuarin e Gjancit në Korçë me duar të lidhura. Xhaferrajt i janë konstatuar shenja të shumta dhune në trup dhe në kokë.

Deri tani dy pista janë ato ku po heton policia. Kryesorja është ajo e prishjeve të pazareve të drogës dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Xhaferraj, ishte dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim dhe në datën 21 Maj, Gjykata e Lushnjës i kishte ndryshuar masën e sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi".

25-vjeçari  njihet si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Të fundit