Flash News

E-TJERA

Atentati në Krujë, gazetari: Dyshohet se në mjet me viktimën ishte edhe ‘shënjestra’

Atentati në Krujë, gazetari: Dyshohet se në mjet me viktimën

Gazetari Armand Bajrami ka zbardhur detaje nga atentati që ndodhi në Krujë, pak pas mesnate ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentjan Bejtes, shënjestër e atentatit.

I ftuar në “Open”, Bajrami tha se dyshohet që në të njëjtin mjet me viktimën të ketë qenë edhe Gentjan Bejtja. Bajrami thotë se në momentin që po i drejtoheshin banesës, atentatorët kanë qëlluar në distancë me breshëri automatiku.

I pari që ka dëgjuar krismat ka qenë një familjar i fisit Bejtja.

“Ka qenë një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur 2 fëmijë të plagosur nga armët e zjarrit, ndërsa as personazhet e krimit nuk po njohin asnjë kod.

I ndjeri 29-vjeçar ka qenë duke drejtuar makinën e tij duke shkuar te banesa e kunatit, ndërsa pak metra pranë banesës janë shkrepur breshëri automatiku ndaj mjetit duke vrarë Ramazan Sinën dhe duke plagosur 2 fëmijët. Dyshohet se në automjet ka qenë edhe Gentian Bejtja, një personazh me probleme në të shkuarën. Sipas këqyrjes së vendngjarjes janë gjetur 24 gëzhoja në një zonë me kallamishte ku kanë qenë atentatorët.

Më pas kanë qëlluar edhe nga një distancë tjetër në largim e sipër, rreth 20 metra më tutje. Ka qenë një familjar i familjes Bejtja që ka dëgjuar krismat herën e parë dhe ka dalë në dritare ku ka parë në distancë atentatorët duke ikur. Grupi hetimor ka administruar pamje të një kamere në banesën e Bejtjas që për shkak të një peme nuk ka filmuar dot ngjarjen.

Rreth 20 minuta më vonë automjeti i përdorur nga autorët është gjetur i djegur plotësisht, ndërsa janë gjetur edhe 3 automjete kallashnikovë që janë përdorur gjatë atentatit”, u shpreh ai.

Të fundit