Flash News

E-TJERA

Atentati në Krujë, Gentjan Bejtjes i vranë kunatin dhe i plagosën 2 djemtë e mitur

Atentati në Krujë, Gentjan Bejtjes i vranë kunatin dhe i

Detaje të reja janë mësuar nga atentati që ndodhi mbrëmë në Krujë. I plagosur nuk ka mbetur njëri, por të dy djemtë e mitur  të shënjestrës, Gentjan Bejtja.

Atentati ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.

Për pasojë, Ramazan Sino, ka mbetur i vdekur. 'Objektiv' i sulmit dyshohet Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme.

Po ashtu bëhet e ditur se në momentin kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, nuk gjeti Gentjan Bejtjan në banesën e tij.

Krujë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S.,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

Të fundit