Flash News

E-TJERA

Atentati në Krujë, lirohen tre “të fortët e Niklës”

Atentati në Krujë, lirohen tre “të fortët e

Dy vëllezërit Bami dhe Marklen Haka janë lënë të lirë pas deklarimeve që kanë dhënë për uniformat blu lidhur me atentatin e ndodhur një ditë më parë në Krujë.

Në atentat mbeti i  Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentjan Bejtes, që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.

Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata janë lënë të lirë nga Policia e Krujës. "Tre të fortët e Niklës" kanë mohuar të kenë dijeni për ngjarjen duke përjashtuar mundësinë se kanë konflikte me Gentian Bejtjen.

Pritet që Bejtja të merret në pyetje nga policia. Po ashtu, nga grupi hetimor bëhet me dije se janë shoqëruar edhe 10 persona të tjerë.

Të fundit