Flash News

E-TJERA

Atentati në Krujë me një viktimë dhe një të plagosur, gjendet e djegur makina e autorëve

Atentati në Krujë me një viktimë dhe një të
Foto ilustruese

Vetëm orë pas vrasjes së kunatit dhe plagosjes së Gentjan Bejtjas në Krujë, policia ka gjetur një makinë të djegur në Tapizë, që dyshohet se i përket autorëve.

Dajë e nip, Ramazan Sino dhe Alvi Bejtja (18 vjeç) u qëlluan me armë  rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.

Për pasojë, Ramazan Sino, ka mbetur i vdekur ndërsa i plagosur mbeti nipi i tij Alvi Bejtja, 18 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se kanë qenë tre autorë, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Sinos dhe nipit të tij deri në momentin që kanë mbërritur në banesë. Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjetin e autorëve tip “Volswagen'.

Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës. 

'Objektiv' i sulmit dyshohet Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme.

 

Të fundit