Flash News

E-TJERA

Atentati në Krujë, shoqërohen në polici Durim Bami dhe Marklen Haka

Atentati në Krujë, shoqërohen në polici Durim Bami dhe

Policia ka shoqëruar personat e parë lidhur me atentatin e mbrëmshëm në fshatin Larushk të Krujës, në banesën e Gentian Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati (vëllai i gruas) dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar, deri tani janë shoqëruar tre persona që që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ora News bën me dije se bëhet fjalë për Durim Bami dhe Marklen Haka dhe se ndaj këtyre personave po ushtrohet kontrolle banese. Këta personazhe njihen si elementë të botës së krimit.

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Banit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,  kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se  ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më  4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.  Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël  pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i njohur si i forti i Niklës, është i skeduar në dhjetëra ngjarje, me e fundit ajo e vrasjes së ish policit Arben Bilali, ku i dyshua si një nga autorët.

Marklen Haka njihet si anëtar i bandës së Niklës, ndaj tw cilit iu bë në shtator të 2019 atentat në derë të shtëpisë, ku e vdekur mbeti halla e tij.

Mësohet po ashtu se shoqërimi i tyrë është bërë pasi polica ka dyshime se prej vitesh janë në konflikt të hapur me njeri tjetrim.

Kush është Gentian Bejtja
Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja, ish punonjës policie, rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

 

 

Të fundit