Flash News
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Atentati në Kurbin, 4 autorët shkuan me “Range Rover”, pistat ku po hetohet
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Kurbin ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihana.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, rezulton se autorët e atentatit kanë qenë 4 persona. Ata kanë shkuar në biznesin e Ardjan Gjeloshit me një “Range Rover” të zi, të cilën e kanë parkuar tek porta hyrëse e kompanisë së inerteve.
Tre prej tyre kanë zbritur nga makina dhe të maskuar janë afruar në këmbë drejt godinës së administratës ku ishte dhe pronari Ardian Gjeloshi.
Njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit Gjeloshi, por vetëm dy prej tyre e preken në trup pasi arriti të largohet dhe të hynte në zyrë. Nën shoqërinë e shënjestrës ishte ekonomisti i firmës Selman Mihana, i cili në tentativë për të mbrojtur pronarin mori disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Pista e parë që po hetohet janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes.