Flash News

E-TJERA

Atentati në Lezhë, shkak dyshohet të jetë sherri i një viti më parë, policia e njoftoi si aksident

Atentati në Lezhë, shkak dyshohet të jetë sherri i një

Tre ditë pas atentatit, është përmirësuar gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, 30-vjeçari i cili mbeti i plagosur në berberhanen e tij në Lezhë, pas një atentati.

Gjendja e Dacit është përmirësuar, por vazhdon i intubuar në reanimacion. Daci, i cili mori 4 plumba teksa ndodhej në biznesin e tij, ka probleme abdominale, por është në gjendje stabël.

Atentati në Rrilë të Lezhës kishte shënjestër Merando Nikulajn. Lidhur me ngjarjen, policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn.

Dyshohet se ky atentat vjen nga një sherr i ndodhur më 9 mars të vitit 2025 në Shëngjin, ku të përfshirë kanë qenë Eliseo dhe Gerardo Ndoka. Mirëpo, asokohe policia njoftoi se mes tyre kishte ndodhur një aksident rrugor dhe jo përplasje.

Nikulaj, në momentin e atentatit, ka qenë bashkë me policin Besard Kovaci duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur. Autorët kanë qenë me dy automjete, një Audi dhe një Passat, dhe kanë vëzhguar e ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë ndaluar duke zbritur nga makinat

Të fundit