All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Atentati në Lundër/ Gjendet motomjet i djegur që dyshohet se u përdor nga autorët

All - Paragraf - 1

Atentati në Lundër/ Gjendet motomjet i djegur që dyshohet se u

Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj katër të rinjve, i ndodhur mbrëmjen e datës 17 prill në zonën e Lundrës. Policia ka zbuluar një motomjet të djegur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

All - Paragraf - 3

Zbulimi është bërë gjatë kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të zhvilluara nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Motomjeti i djegur, i cili pritet të dërgohet për ekspertizë të mëtejshme, mund të përmbajë gjurmë të vlefshme për identifikimin e autorëve të sulmit. Grupi hetimor vijon punën për sigurimin e provave të tjera materiale dhe për të çuar përpara ndjekjen penale ndaj autorëve të ngjarjes.

Policia u bën apel qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e atentatit.

Të fundit