Flash News

E-TJERA

Atentati në Milot, gazetari: Autorët kishin siguruar plumba blind-shpues, i dinin lëvizjet e shënjestrës

Atentati në Milot, gazetari: Autorët kishin siguruar plumba

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

I ftuar në RTV Ora Qyno tha se autorët ishin të mirinformuar mbi vendin dhe lëvizjet e Preçit dhe Brahimit. Gazetari tha se autorët kanë qenë të pajisur me plumba blind-shpuese, pasi ishin në dijeni se shënjestra e atentatit lëvizte me makinë të blinduar.

“Autorët kishin informacion të saktë mbi vendin se ku lëviznin dy persona, si Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi. Njëkohësisht kishin informacion se me çfarë makine lëviznin dhe njëkohësisht kishin informacion se në vendin ku ata jetonin kamerat nuk punonin. Ka qenë makina e blinduar që i ka shpëtuar jetën Ylli Brahimit, pasi ishte në makinë.

Këtë mllef, këtë duf dhe këtë intensitet të lartë goditjesh me armë në një vendngjarje e kam hasur vetëm në Vlorë. Vetëm në Vlorë qëllohet në këtë mënyrë. Këtë e kam parë edhe tek ngjarja te mbikalimi i Krujës. Atentatorët janë kujdesur që të sigurojnë edhe plumba blind shpues pasi kanë pasur informacionet se shënjestra e tyre udhëtonte me mjet të blinduar. Kruja e Fushë-Kruja është dyqani i vrasësve me pagesë në Shqipëri. Në çdo ngjarje kriminale dije se ke të përfshirë një nga Fushë-Kruja apo Kruja”, tha gazetari.  

Të fundit