Flash News

E-TJERA

Atentati në Milot, policia shoqëron 12 persona

Atentati në Milot, policia shoqëron 12 persona

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona, të cilët dyshohej se kishin dijeni mbi atentatin e mbrëmjes të së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

Pas marrjes në pyetje, ata janë lënë sërish të lirë. Ende nuk dihet se cilët janë autorët e dyshuar të këtij atentati.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intesisitet të lartë të goditjeve në drejtim të automjetit fouristradë “Land Chrysler” në të cilin udhëtonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.

Policia po kontrollon edhe pamjet e kamerave të subjekteve pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Ylli Ibrahimi 48-vjeç dhe Klisman Preçit 27-vjeç që të dy banues në Milot u qëlluan, teksa po hynin në pallatin ku ata jetonin.

Brahimi ishtë dënuar për trafik droge, ndërsa një vit më parë i kishte shpëtuar një atentati. Edhe viktima, Preçi i kishte shpëtuar një atentati në muajin maj.

 

Të fundit