Flash News

E-TJERA

Sulmi në News 24, reagon AGSH: “Po rrezikohet jeta dhe siguria e gazetarëve

Sulmi në News 24, reagon AGSH: “Po rrezikohet jeta dhe siguria e

Pas hyrjes me forcë në ambientet e News24, ku kamionë të ushtrisë po marrin gjithcka munden nga redaksia, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Përmes një deklarate, AGSH shkruan se marrja e materialeve të tilla jo vetëm që cënon rëndë punën hetimore të redaksisë, por rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e gazetarëve dhe burimeve të tyre.

Deklarata e AGSH:

REAGIM URGJENT

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh alarm dhe indinjatë të thellë për situatën e krijuar në ambientet e televizionit News24, tashmë të rrethuar nga forca të Policisë së Shtetit dhe ushtrisë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, autoritetet po konfiskojnë dhe po marrin të dhëna nga kompjuterët e gazetarëve, në të cilët ndodhen materiale pune.


Këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të lirisë së medias, të drejtës së informimit dhe mbrojtjes së burimeve konfidenciale të gazetarëve, parime të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Marrja e materialeve të tilla jo vetëm që cënon rëndë punën hetimore të redaksisë, por rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e gazetarëve dhe burimeve të tyre.

I bëjmë thirrje urgjente:

Autoriteteve të Përfshira të ndalojnë çdo veprim që cënon punën e gazetarëve.
Institucioneve ligjore që të verifikojnë ligjshmërinë e këtyre veprimeve dhe t’i ndalin ato pa vonesë.

Të fundit