Flash News

E-TJERA

Krimi në Tiranë/ Konflikti ishte mediatik, çfarë deklaronte autori dhe vajza e tij për viktimën

Krimi në Tiranë/ Konflikti ishte mediatik, çfarë

Një krim tronditi Tiranën mesditën e sotme, pasi pranë Gjykatës së Tiranës mbeti i vrarë shtetasi Kudret Saliaj dhe u plagos avokati i tij, Adriatik Cama, teksa ndodheshin të ulur në një lokal.

Autori i këtij krimi ishte vjehërri i Kudret Saliaj, shtetasi Mexhit Picari. Ngjarja ka ndodhur pas seancës gjyqësor që Kudrejt Saliaj kishte me ish-bashkëshorten e tij, Dhuratën (vajza e autorit), pasi ishin në proces divorci. 

Viktima kishte kërkuar ndarjen, teksa çifti kishte 3 fëmijë. Padia për divorc është paraqitur nga viktima në 24 dhjetor 2020. Çështja me gjyqtaren Irena Plaku. Janë zhvilluar 4 seanca dhe sot në orën 12:00 ka qenë seanca e pestë.

Kudret Saliaj akuzonte vajzën e autorit, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës.

Rasti i konfliktit brenda familjes Saliaj që jetonte në kryeqytet, është trajtuar edhe në emisionin Uniko, të gazetarit Spartak Koka. 

Gjatë intervistës, Dhurata rrëfen historinë e saj dhe tregon se gjithçka kulmoi në datën 2 Tetor të viti 2020, pikërisht në ditën e datëlindjes së babait të saj. 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.

Dhurata mohon këto pretendime, dhe thotë se burri shkoi ta merrte nga spitali dhe më pas e dërgoi në shtëpinë e prindërve.

Dhurata Saliaj: Si mund t’i them unë bashkëshortit tim me gjithë qejf, më ço te babai im që të ndahem nga burri. Kjo është një gjë shumë e rëndë për atë, por ata e kishin menduar aq mirë këtë pjesë. Më ka marrë nga spitali, më ka tërhequr nga krahu i majtë, që e kam dhe shenjë pickimi, dhe më ka futur në makinë. I them pse shkojmë këtej? A do shkojmë te shtëpia? Jo tha, do shkojmë te babai yt të ballafaqohemi.

Për çfarë të ballafaqoheni?

Dhurata Saliaj: Pse kam ikur unë vetëm në spital. Si mund ta lërë gruan ai, 17 vite që unë kam jetuar me atë, pse kam vajtur vetëm në spital? Pastaj më ka marrë në makinë dhe u habita kur m’u fut djali në makinë mbrapa.

Keni debatuar me djalin në këtë moment?

Dhurata Saliaj: Jo fare. S’kam debatuar fare. Atë ditë babi kishte datëlindjen. Mendova se do vinim dhe për datëlindjen e babit. S’e mendova unë që ai do më linte këtu.

Pra, ju jeni ndarë dhe ka ndodhur gjithë historia në ditën e datëlindjes së babait tuaj?

Dhurata Saliaj: Që ishte një surprizë e madhe dhe për babin.

Por ai pretendon se ka debatuar me ju dhe ju ka lutur që të ktheheni në shtëpi për hatër të fëmijëve dhe ju keni thënë unë nuk kthehem kurrë më mbrapa me ju. Madje keni debatuar dhe me djalin tuaj për pjesën e të dashurve që pretendon se ju i kishit.

Dhurata Saliaj: Kjo s’është e vërtetë. Bashkëshorti im s’më ka dhënë as edhe një sqarim. Unë kam tentuar e kam marrë dhe më mbrapa në telefon dhe i kam thënë: Kemi 17 vjet të martuar, si s’më dhe një sqarim për çfarë po më lë.

Në atë emision ka folur dhe autori i krimit të sotëm, Mexhit Picari, babai i Dhuratës. Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.

Mexhit Picari: Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion.

Të fundit