Flash News

E-TJERA

Krimi në Tiranë, Policia: Autori vrau ish-dhëndrin, plagoset dhe ish-prokurori Cama

Krimi në Tiranë, Policia: Autori vrau ish-dhëndrin, plagoset dhe

Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar mbi të shtënat me armë zjarri të regjistruar mesditën e sotme në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Mexhit Picari. ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kudret Saliaj (ish-bashkëshortin e vajzës).

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur dhe ish-prokurori Adriatik Cama, i cili pas shkarkimit nga vettingu ushtronte profesionin e avokatisë.

Cama ndodhej në një tavolinë me viktimën Kudret Saliaj, pasi ishte avokat mbrojtës i këtij të fundit në gjyqin e divorcit që kishte me ish-bashkëshorten. Cama është dhe avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riun Klodian Rasha, teksa ka qenë dhe prokuror i çështjes së 21 janarit

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi Mexhit Picari. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit