Flash News

E-TJERA

Tërmeti në Turqi, shkon në 3 numri i shqiptarëve të vdekur në Izmir

Tërmeti në Turqi, shkon në 3 numri i shqiptarëve të
Tërmeti në Izmir

Është konfirmuar viktima e tretë me orgjinë nga Kosova, mes personave që humbën jetën nga tërmeti me magnitudë 6.7 që goditi Turqinë e Greqinë.

Lajmi bërë i ditur nga ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli.

Personat me origjinë shqiptare që kanë humbur jetën janë; Nazmije Dograjan, 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja, 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja, 73-vjeç.

Mësohet se në gjendje të rëndë në spital ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllime për tri viktimat të cilat bëhet e ditur se janë nga familja Doğrayan në Izmir që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit.

Postimi i plotë:

Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se tre persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit.

Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Të fundit