Flash News

E-TJERA

Sulmi në uzinën e Gramshit, Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofoeva

Sulmi në uzinën e Gramshit, Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana

Rusia ka kërkuar ekstradimin e Svetlana Timofoeva, 33-vjeçaren e cila u arrestua së bashku me dy persona të tjerë, pasi tentuan të hyjnë në ish-uzinën e armëve në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarët shqiptarë të cilët po ruanin uzinën.

Sipas  Report Tv, nga prokuroria e Elbasanit konfirmojnë se ka një kërkesë, por që ende nuk është çuar zyrtarisht në gjykatë, pasi po verifikohet bazueshmëria në ligj dhe konventa, pasi ka një procedim penal këtu. Kërkesa ka ardhur dy javë më parë.

Timofeeva që kur u arrestua më 20 gusht qëndroi në spitalin e burgut, pasi sipas mbrojtjes së saj ajo kishte probleme shëndetësore, si çrregullime të ankthit. 33-vjeçarja qëndroi 3 muaj në spitalin e burgut dhe një grup sigurie nga burgu i grave qëndroi në spitalin e burgut për ruajtjen e sigurisë së ruses.

Ndërkohë, Mikhail Zorin, 23-vjeç, dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg.

Ata akuzohen për“Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

 

 

Të fundit