Flash News

E-TJERA

Krimi në Velipojë, Ademi akuzon ministrinë e turizmit: Hapësirës së shezlloneve ka futur në sherr dhjetëra biznese

Krimi në Velipojë, Ademi akuzon ministrinë e turizmit:

Hapësira për shezllonet është shkaku që na çoi në përplasjen me armë zjarri me familjen e Gocajve’. Hasan Ferracaku, ka rrëfyer përpara grupit hetimor se shkuan të dielën pranë familjes së Gocajve për të diskutuar mbi problemin e hapësirës së shezllonet në plazhe e më pas gjithçka ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Edhe sot çështja e hapësirës së shezlloneve ka futur në sherr dhjetëra biznese të zonës dhe kjo pranohet edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi e cila në një prononcim për Top Channel akuzon Ministrinë e Turizmit si shkaktare.

Çështja e administrimit të plazheve ka qenë në administrimin e  Bashkisë Shkodër. Pavarësisht diskutimeve, bashkia është përpjekur ta administrojë sic duhet duke njohur edhe territorin. E dimë ku kërkohet shërbimi, për t’u dhënë i duhuri. Do duhet të ishte parandaluar se ka qenë e njohur. Në këtë rast veprimet ose mosveprimet kanë shkaktuar edhe incentivë për konflikt”,  u shpreh Ademi.

Të fundit