Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte, ndjeva erën e barutit kur hyra në makinë
Kevin Hajrulla, i cili i mbijetoi atentatit të mirorganizuar në Vlorë, ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital pas tre ndërhyrjeve kirurgjikale. Në dëshminë e tij për grupin hetimor, Hajrulla ka mohuar njohjen e autorëve të sulmit dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte personale.
Sipas tij, në momentin e atentatit, ndjeu erën e barutit kur u qëllua teksa hipte në makinë dhe më pas ra pa ndjenja. Ai gjithashtu ka sqaruar se për një kohë të gjatë ka punuar në call center dhe nuk ka lidhje me aktivitet kriminal.
I pyetur për marrëdhëniet me kushëririn e tij, Inez Hajrulla, i cili është në përplasje të fortë me grupin e Bernand Sinomatit, Kevin ka theksuar se takohet shumë rrallë me të, vetëm në raste familjare.
Policia ka dyshime se atentati ndaj tij lidhet me konfliktet mes Inez Hajrullës dhe grupeve kriminale, edhe pse Kevin Hajrulla rezulton pa precedentë penalë. Aktualisht, Inez Hajrulla rezulton jashtë vendit sipas sistemit TIMS dhe nuk është marrë ende në pyetje nga autoritetet.
Pas atentatit në Vlorë, ku u plagosën Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë u tentua edhe ekzekutimi i Bernard Sinomatit, duke rritur tensionet mes grupeve kriminale. Hetimet për ngjarjet vazhdojnë, ndërsa policia po punon për të zbuluar autorët dhe motivet e atentateve.