Flash News

E-TJERA

Atentati në Vlorë/ Përveç policit, në makinë me Birçajn edhe një 20-vjeçar, çfarë tha para grupit hetimor

Atentati në Vlorë/ Përveç policit, në makinë me

Detaje të reja janë zbardhur nga atentai i mirëorganizuar i regjistruar të hënën e 10 majit në Vlorë, ku ekzekutua me breshëri kallashnikovi biznesmemi Bledar Birçaj.

Mësohet se në automjetin tip BMW X5, përveç viktimës Bledar Birçaj dhe policit të antidrogës Granit Deromema, ndodhej dhe një 20-vjeçar i ulur në sediljen e pasme. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe policia e Vlorës. Mësohet se 20 vjeçari, i identifikuar si shtetasi Edison Zeneli është kushëriri i viktimës dhe punonte në një furrë buke në qytetin bregdetar. 

Burime bëjnë me dije se dëshmia e 20-vjeçarit nuk i ka ndihmuar aspak blutë e Vlorës për zbardhjen e ngjarjes. Gjatë marrjes nga grupi i hetimit, 20-vjeçari, ka deklaruar se ka qenë i traumatizuar për shkak të plumbave të qitur nga armët e dy autorëve të maskuar dhe nuk mbante mend asgjë nga ngjarja.

“Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

Dinamika e ngjarjes:

Krimi ndodhi mesditën e 10 majit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Viktimës i ishte zënë pritë nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në qytetin bregdetar. Autorët dolën nga një makinë ngjyrë e bardhë dhe qëlluan me breshëri në drejtim të drejtuesit të automjetit tip BMW X5, Bledar Birçaj dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtin mjet. Në makinë e autorit ndodhej një polic antidroge në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa në sediljen e pasme një 20-vjeçar, kushëri i viktimës. Këta dy të fundit, fatmirësisht nuk i kap asnjë prej plumbave të dalë nga armët e autorëve. Viktimës ishte i armatosur, pasi iu gjet në brez një pistoletë "Beretta".

Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 30 gëzhoja. Makina e autorëve mund të jetë strehuar edhe në ndonjë garazh, pasi nuk ka asnjë gjurmë deri tani.

Hetimet

Dyshimet e grupit hetimor janë se kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar dhe se autorët janë vrasës me pagesë. Dyshimet janë se ngjarja mund të ketë lidhje me një hakmarrje të mundshme. Raportohet se Bledar Birçaj kishte tre javë që ishte kthyer nga Spanja.

Viktima me precedent penal

Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës në Spanjë. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash.

Së fundmi ai kishte qëndruar më shumë kohë në Spanjë prej nga bënte shpesh vajtje ardhje nga Shqipëria. Në Vlorë nuk njihej si person problematik por si biznesmen pasi ishte pronar i një lokali të quajtur “The Boss” të njohur në zonën e Lungomares.

Të fundit