Flash News

E-TJERA

Atentati në Vlorë/ Policia merr në pyetje 15 persona, automjeti ishte vjedhur në Greqi

Atentati në Vlorë/ Policia merr në pyetje 15 persona, automjeti

Janë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit, Gentian Qarri, mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Mësohet se, në momentin kur ndodhi ngjarja e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Vlorës ka marrë në pyetje rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë të rastit dhe banorë të lagjes.

Dëshmitarët janë shprehur se kanë parë një automjet të vinte drejt viktimës, ku brenda tij dukeshin e pakta dy persona, të cilët sapo panë viktimën janë zhvendosur me shpejtësi drejt tij dhe kanë goditur me breshëri nga automjeti.

Dëshmitarët nuk kanë mundur t’i njohin, pasi autorët kanë qenë të kamufluar dhe janë zhvendosur me shpejtësi drejt pyllit. Automjeti që u dogj te pylli i sodës me targa greke ishte i vjedhur në vendin fqinj, Greqinë.

Arma dyshohet e modelit mod54, ku në total mban 30 fishekë, ndërsa dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikator i plotë, deri sa ka përfunduar.

Për personat që e njihnin, ai nuk ka pasur konflikte në Shqipëri, njihej si person i qetë e pa probleme, teksa pista kryesore e hetimit mbetet dënimi i tij në Itali.

Të fundit