Flash News

E-TJERA

I ngacmoi partneren dhe më pas nxori armën, si ndodhi plagosja në plazhin e Tales?

I ngacmoi partneren dhe më pas nxori armën, si ndodhi plagosja në

Policia ka dhënë detaje nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mesditën e së dielës në plazhin e Tales.

Shkak është bërë një sherr mes autorit dhe të plagosurit që ka nisur në një lokal në Tale. Dyshohet se autori bashkë me partneren e tij ndodheshin në lokal në momentin kur i plagosuri i ka ngacmuar të dashurën.

Dy të rinjtë janë përplasur fillimisht verbalisht dhe më pas autori ka nxjerrë armën ka qëlluar dhe është larguar me një automjet bashkë me partneren.

Policia e ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.

“Rreth orës 13:30, në një zonë  larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se  pas një konflikti  për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur  me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi  A.M, banues ne Zejmen Lezhë.

Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e  autorit I cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje  celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po vijon veprimet hetimore  për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.

Të fundit